Google ADS

Protestuesit e opozitës hedhin molotovë, përplasen me policinë përpara Kryeministrisë

19:26 | 7 Tetor 2024
E.G

Sapo janë mbledhur përpara kryeministrisë, protestuesit e PD-së kanë hedhur molotovë përpara kryeministrisë. Përpara kryeministrisë shihet flakë dhe tym. Me disa molotovë është gjuajtur drejtpërdrejt ndaj policisë. Flakët janë shuar me mjetet zjarrfikëse.

Protestuesit hodhën molotovë drejt godinës. Një prej tyre shkoi edhe tek pema përpara gardhit të kryeministrisë e cila mori flakë./rtsh.al

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme