Protestues të shumtë janë nisur nga të shtatë bashkitë e Qarkut të Elbasanit që në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte për t’iu bashkuar protestës së Opozitës para Parlamentit.
Kreu i degës së PD për Elbasanin Eugen Isai tha për mediat se protestuesit elbasanas kanë udhëtuar me automjetet e tyre private drejt Tiranës pasi organizimi me autobusë ishte i pamundur për shkak se drejtuesit e këtyre automjeteve dhe bizneset e tyre ndjehen të kërcënuar nga segmentet e ndryshme të shtetit.
“Pavarësisht presioneve dhe shantazheve me qindra e qindra qytetarë nga Elbasani dhe Njësitë Administrative të kësaj bashkie- theksoi Isai- mbërritën në kryeqytet para parlamentit për të protestuar”, raporton balkanweb.
Ndërkohë që pjesëmarrje masive kanë raportuar edhe degët e PD të rretheve Gramsh, Peqin e Librazhd.
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...