Protestuan kundër Ramës, procedohen 3 qytetarë në Korçë

10:18 | 16 Qershor 2019
Arbresh.info

Janë proceduar penalisht 3 persona nga qyteti i Korçës për protestën që kanë zhvilluar ditën e djeshme, ndërkohë që kryeministri Rama pritej të hapte fushatën elektorale dhe të prezantonte kandidatin e Partisë Socialiste për bashkinë e Korçës.

Presonat janë proceduar penalisht për veprën “Kundërshtim i punonjësve të policisë”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Prishej të qetësisë Publike”.

Shtetasit janë me iniciale M.H, 34-vjeç, S.S 34-vjeç dhe E.L 37-vjeç.

Takimet elektorale të kryeministrit Edi Rama ditën e djeshme në qarkun e Korçës u shoqëruan me tentativa të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, të cilët organizuan militantët për të bllokuar kalimin drejt zonës së Korçës për kreun e qeverisë.

Protestuesit kanë hedhur sende të forta gjatë kohës kur eskorta e Kryeministrit ishte duke kaluar në zonën e quajtur “Kthesa e Cangonjit”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme