Sot në orën 17:00 protestohet sërish para kryeministrisë.
Organizatorët kanë njoftuar se protesta synon që qeveria të reflektojë dhe të ulë çmimin e karburantëve dhe produktet ushqimore. Qytetarët kanë protestuar edhe më herët por u ndalën me uljen e çmimit të naftës në bursa e si rrjedhojë edhe në vendin tonë.
Ndërkohë sot në orën 17:00 qytetarët do të jenë përsëri para kryeministrisë në bulevardin dëshmorët e kombit. Deri tani protestat janë zhvilluar të qeta dhe nuk janë shënuar incidente.
Nga ana tjetër, ditën e sotme, Bordi i Transparencës njoftoi çmimet deri në fund të muajit. Nafta dhe benzina do të shiten më lirë, por çmimi i gazit është rritur.
“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 237 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 225 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 211 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 199 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 116 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 104 lekë/litër për automjetet”, thuhet në njoftim./TopChanel/
Kosova dhe Maqedonia e Veriut të gatshme për thellimin e bas...
Flet Atilla pas largimit: Fitova pak famë, u relaksua situat...
“Ta njohë dosjen që e ki në Suedi”, Mialim Zeka e ‘godet’ At...
Më shumë se 130 shtëpi të shkatërruara nga zjarret në Kalifo...
Mbjelljet vjeshtore kanë kaluar fazën optimale
Rast shqetësues në Pejë, pesë nxënës ndiqen nga persona të p...