Nga 1 Janari asnjë mjet nën Euro 4 nuk do lejohet të importohet nga jashtë. Shqipëria ka flotën e makinave më të vjetra në Europë, shkaktarë për ndotjen e madhe në ajër. Por në Durrës, tregtarët e automjeteve të përdorura protestuan sot. Ata thonë se vendimi lë pa pune 5 mijë persona.
Tregtarët e makinave të përdorura në Durrës protestuan pas vendimit për mos lejimin e importit të automjeteve të prodhuara para 2008-ës.
Sipas tyre, ky vendim do të thotë mbyllje e bizneseve dhe se të paktën 5 mijë persona do të mbeten pa punë.
“Kemi dalë sot në protestë sepse është logjike. Nëse një punëtor krahu në Shqipëri e ka rrogën 200 mijë lekë-300 mijë lekë, si mund ta blejë ai një makinë të vitit 2009? Një makinë e 2009-ës më e keqja minimalisht është 5 mijë euro, plus doganën. Ne i marrim makinat nga Gjermania, Italia, Zvicra, nga gjithë shtetet e Europës. Kur nuk e kanë ata këtë ligj, pse duhet ta vëmë ne”, shprehen pronarët e tyre.
Një tjetër vendim, i cili do të rëndojë mbi xhepat e pronarëve është edhe targimi i automjeteve ekzistuese deri në mars.
“Thotë edhe të nxjerrin targat e makinave, pse duhet të nxjerrim targat? Unë paguaj license, i paguaj të gjitha. Të paguaj edhe 400 mijë lekë, i bie një doganë e dytë. Pastaj, vitin tjetër të paguaj prapë 400 mijë lekë unë? Nuk është domate dhe e shita brenda javës, ajo mund të dojë dhe një vit”, thonë ata.
Në këto kushte, pronarët e makinave do të vijojnë protestat edhe në qytetet e tjera, nëse qeveria nuk do të kthejë vendimin deri në fund të muajit.
“Afati do të jetë deri në fund të muajt. Protestat do të vazhdojnë pasi janë shumë tregtarë, janë në gjithë Shqipërinë. Do shkojmë në Tiranë e do protestojmë, nuk do ta lëmë me kaq”, thotë një prej pronarëve të makinave të përdorura.
Vendimi per te moslejuar importimin e mjeteve nën euro 4 per mjetet e vjetra dhe nën euro 5 per të rejat, është nje masë që shërben per të ulur nivelin e ndotjes së ajrit. Tirana, është më e ndotura dhe shkaku kryesor është flota e vjetër e automjeteve që lëvizin në rrugë. Mosha mesatare e tyre në Shqipëri është 16 vite, më e larta në Europë./Top Channel
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...
Rasti i Xuxit me Kevinin, reagon nëna e këtij të fundit: Mar...
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...