Protestë para uzinës së naftës në Ballsh, punëtorët kanë 4 muaj pa marrë pagat

11:25 | 4 Shkurt 2020
Arbresh.info

870 naftëtarë protestuan përpara uzinës së naftës në Ballsh, pasi kanë 4 muaj pa marrë pagat.

Që prej mbrëmjes së djeshme ata kanë bllokuar shitjen e squfurit në daljen 2. Rreth 10 kamionë të tonazhit të rëndë kanë që dje që presin të ngarkohen. Për herë të parë, punonjësit kërkojnë nga pronari të shlyejë të gjitha pagat e munguara.

Në protestat e mëparshme ata kanë kërkuar furnizimin e uzinës me naftë bruto dhe shlyerjen e pagave nga shteti. Ata thonë se që prej 1 janarit është ndërprerë kontrata me kompaninë “Byllis Energy” për vazhdimësinë e punës në uzinë./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme