Dhjetëra qytetarë i janë bashkuar mbrëmjen e së premtes një proteste të mbajtur para Ministrisë së Brendshme në shenjë solidarizimi me 4 anëtarët e një familje nga Patosi, të cilët humbën jetën në një aksident tragjik në aksin rrugor Fier-Vlorë.
Disa të rinj së bashku me biçikletat e tyre, bllokuan rrugën dhe u shtrinë në tokë për mungesën e përgjegjësisë së institucioneve shtetërore përballë ngjarjeve kaq tragjike.
Një çift, së bashku me dy fëmijët e tyre ndezën qirinj para Ministrisë së Brendshme, me arsyetimin se ky është institucioni që duhet të marrë masa për parandalimin e aksidenteve.
Eduart Gushi 44 vjeç, bashkëshortja e tij Silvana 33 vjeçe dhe dy vajzat e çiftit, Anastasia dhe Eva, 14 dhe 9 vjeç u shuan në aksidentin tragjik të kësaj të premteje.
Familja sapo ishte kthyer nga Greqia dhe ishte duke shkuar me pushime në bregdet, kur makina e tyre u përplas nga Audi, në timonin e së cilës ndodhej 22-vjeçari Igli Madani. Ky i fundit u arrestua nga policia. /lapsi/
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...