Fermerët e zonës së Prespës në Greqi bashkë me ata të zonës së Kosturit kaë lajmëruar se do të bllokojnë në mesditë doganën e Kapshticës.
Fermerët e Kosturit do të dërgojnë pranë doganës së Kristalopigjisë 70 traktorë, që do t’u shtohen mjeteve të rënda të atyre të Prespës,duke ndërprerë në këtë mënyrë lëvizjen e çdo lloj mjeti nga Shqipëria në Greqi.
Deri në orët e para të mëngjesit të së enjtes lëvizja në pikën doganore ishte e lirë dhe nuk ka pasur asnjë masë nga policia për bllokimin e rrugës.
Gjithashtu, autoritetet doganore kanë pohuar për Top Channel se nuk janë vënë ende në dijeni për protestën e fermerëve pasi vendimi nga këshilli i tyre u mor dje në orët e vona të mbrëmjes. Kërkesa kryesore e protestët së sotme të fermerëve në këtë pikë doganore është të marrin një datë të caktuar për të takuar përfaqësuesit e tyre me kryeministrin Tsipras në mënyrë që të negociojnë kërkesat kryesore të tyre, siç janë sistemi fiskal i tatimeve , sigurimet sociale dhe kostoja e prodhimit të produkteve bujqësore.
Përveç dy doganave, edhe shumë nyje kryesore të rrugëve nacionale të Greqisë veriore dhe asaj qendrore janë bllokuar për disa orë në ditët e fundit.
Protestat e fermerëve kanë disa ditë që kanë nisur, sidomos në Greqinë qendrore dhe atë Perëndimore , por nuk janë përshkallëzuar sa ato të vitit të kaluar që shpeshherë mbyllen për shumë ditë disa prej doganave kryesore të Greqisë me Shqipërinë, Maqedoninë dhe me Bullgarinë./ Top Channel/
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...