Banorët e Kukësit do të duhet të paguajnë më shumë se të tjerët tarifën e vendosur në rrugën e kombit.
Qytetarët e Kukësit do të organizojnë të shtunën në mesditë në tunelin e Kalimashit një protestë kundër kësaj pagese.
Në një ndër qarqet më të varfra në shkallë vendi, shuma prej 5 eurosh që duhet të paguajnë sa herë shkojnë në Tiranë, Lezhë, Shkodër apo qoftë për të kaluar tunelin e Thirrës është tepër e shtrenjtë.
“Do të marrim pjesë në protestë, pasi kjo gjë është shumë e padrejtë prej nesh”, shprehet një qytetar.
“Kjo është tepër e rëndë për zonën tonë. Ne e paguajmë njëherë taksën e rrugës te nafta”, thotë një tjetër qytetar.
Mbi 6 mijë familje trajtohen me ndihmë ekonomike në bashkinë Kukës, vlera maksimale e së cilës është 4 500 lekë, ndërsa 4 700 persona janë të papunë./Top Channel
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...