Policia e Fierit ka shoqëruar disa persona pas protestave të djeshme në Roskovec e Patos. Sipas burimeve nga PD e Fierit bëhet fjalë për 50 protestues të shoqëruar, ndërsa nga policia nuk ka ende informacione zyrtare.
Gëzim Caushi, kreu i PD Roskovec tha se mbi 10 persona janë shoqëruar mbrëmë në Roskovec. “Protestuesi i fundit ka dalë nga policia në orët e para të mëngjesit. Aktualisht vetëm një nga protestuesit vazhdon të qëndrojë në komisariat. Bëhet fjalë për Ismail Siqecan, të cilit iu shemb magazina me gjithë furrën e bukës brenda”, tha Caushi.
Vizita e kryeministrit Edi Rama dje në Fier dhe në njësitë e tjera të këtij qarku, u prit me protesta nga banorët.
Protestuesit patën përplasje me policinë, e cila nuk lejoi që të afroheshin në takimin e kryeministrit Rama me banorët. Në Roskovec e Patos protestuesit bllokuan rrugët dhe kërkuan largimin e kryeministrit Edi Rama./balkan web
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...