Përmes një video afro 3-minutëshe në Facebook, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar përsa i përket njoftimit të kreut të Partisë Demokratike, mbi nisjen e protestave përgjatë muajit tetor si dhe përgatitjen e dy platforma alternative për Reformën Zgjedhore dhe Reformën në Drejtësi.
“Opozita ka vendosur të shtyjë për në mesin e tetorit nisjen e protestave masive dhe se do të përgatisë dy platforma alternative për Reformën Zgjedhore dhe Reformën në Drejtësi, deklaroi mbrëmë Lulzim Basha. Shumë domethënëse kjo frazë për këdo që akoma nuk e ka kuptuar apo besuar se ku fle lepuri që prodhoi gjithë zallamahinë e gjysmës së parë të vitit. E para, frika nga çelja e negociatave dhe përpjekja ekstreme për shkatërrimin e imazhit të Shqipërisë. Ja fare qartë, në mes të tetorit, kur në fakt të gjithë duhet të bënin avokatin e Shqipërisë, në prag të vendimmarrjes së Këshillit Evropian, më 18 tetor, Lulzim Basha do të dalë përpsëri në rrugë për të prodhuar foto-lajme në mediat ndërkombëtare mbi Shqipërinë e zhytur në të zeza që nuk meriton asgjë”, u shpreh Spiropali,
Më tej shtoi:
“Drejtësia, e dyta dhe në fakt e thella arsye e dukshme që ka krijuar lepurin në barkun e opozitës është po ashtu në fazën koncentrat që shpjegon edhe për ata që s’kanë sy për të parqë dhe veshë për të dëgjuar se ku fle lepuri. Platformë për të reformuar drejtësinë thotë zoti Lulzim, ndërkohë që tërë bota thotë vendosni në jetë platformën tashmë të miratuar e të dakordësuar me tërë botën, jo negociata sepse me negociatat nis edhe presioni pozitiv i Bashkimit Evropian për të dhëë provën se sistemi i ri ka nisur të funksionojë duke hetuar e ndëshkuar zyrtarë të lartë dhe politikanë të përzier në zullume. Jo platformës ekszituese, mbi të cilën ngrihet sistemi i ri që rrit përditë lepurin në barkun e opozitës, që nuk duket se ka kuptuar e mësuar akoma krytari i Partisë Demokratike nga humbja katastrofike dhe rrënimi dramatik që i solli partisë më të madhe të opozitës, me verbërinë dhe mendjelehtësinë e tij , por le të shpresojmë që drita e arsyes do të ndizet edhe në kokën e tij dhe së paku me grupin udhëheqës të asaj partie për të mirën e të gjtihëve. Ne s’bëjmë asnjë hap mbrapa dhe nuk laujë asnjë platformë alternative për reformën në drejtësi kështu që do të jetë mund i harxhuar kot ajo platformë se do të mbetet në sirtarin e ëndrrave me sy hapur të Lulzim Bashës”, tha ministrja.
Spiropali deklaroi se “po, jemi gati të ulemi për reformën zgjedhore dhe të kthejmë ligj-rekomandimet e raporteve zgjedhore më të fundit të OSBE=ODIHR, as më shumë e as më pak.”
“Është e drejta e kryetarit të Partisë Demokratike të ëndërrojë përmbysje të bazës ligjore të zgjedhjeve, por kjo përsëri do të mbetet një ëndërr në sirtar. Ne nuk kemi kohë dhe as predispozitë për të humbur kohë me fantazitë e atyre që duan të bëjnë çorap çdo gjë , sepse nuk fitojnë dot zgjedhjet, por kemi të gjithë predispozitën të hapim një dialog konstruktiv dhe të bashkëpunojmë me të gjithë, përfshirë Lulzim Bashën, për të performuar bazën ligjore të zgjedhjeve. Viti 2021 nuk është larg, ndaj prandaj le të shpresojmë që Lulzim Basha dhe PD do ta lënë të shkuarën për t’u marrë me të ardhmen”, përfundoi Spiropali
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte