Beteja e artistëve është papërmbajtje. Kështu është shprehur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke thënë se teatri do të shembet.
Mjaft i ashpër ka qenë kryeministri Rama në fjalën e tij ndaj kërkesave të artistëve.
“Pse po fyen artistët dhe aktorët, për çfarë nga se, duhet të na e thoni ku është fyerja? Apo sepse ju jeni të gatshëm që të kapeni pas çdo fije bari si i mbyturi dhe të kujtoheni se ajo është leva e Arkimedit që do ju kthejë prapë juve aty ku me këto mend ju nuk ktheheni dot më. Ne nuk jemi të pagabueshëm, patjetër që bëjmë gabimet tona po një gjë është e sigurt, jemi të pakonkurrueshëm”.
“Nga se vuajnë aktorët, mos duhet tua shpërndajë qeveria rolet? Mos duhet të ringrejmë Kinostudion Shqipëria e re dhe të rihapim punë? Mos duhet që tu vëmë tapetin e kuq e të vijnë të bëjnë shfaqje, përse? Keni parë ndonjëherë në vend normal që aktorët të ngrihen sa herë flitet për mure e kartonxhes. Keni parë? Beteja është komplet pa përmbajtje, siç është pa përmbajtje e gjithë mënyra juaj e degradimit të debatit”, tha Rama, shkruan Top Channel.
Ai foli dhe për arsimin e lartë ku u shpreh se të gjitha reformat, si ajo e arsimit dhe teatri nuk do të ndalen.
“Ky teatri që bëni ju këtu që e kanë kthyer politikën në teatër mund të vazhdojë, mund t’i bini sa të doni daulleve të gjëmave, gjëma nuk ka, gjëma nuk do të ndodhin, dhe qoftë ligji i ri i arsimit të lartë, reforma dhe universiteti apo teatri i ri dhe rruga e re për teatrin dhe kulturën nuk do ndalen prej jush”, tha ai.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?