Opozita mbetet e vendosur për të vazhduar protestën e nisur më 18 shkurt deri në arritjen e qëllimit kryesor, qeveri teknike si garancia e vetme për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha të shtunën nga çadra e ngritur përpara kryeministrisë se “jemi ngritur bashkë në këtë shesh, deri në largimin e qeverisë të bërë njish me krimin dhe drogës”.
Sipas tij, kjo lëvizje i ka tejkaluar kufijtë e çdo partie politike, të PD-së dhe opozitës, duke u bërë një lëvizje më e madhe popullore, qytetare e kombëtare për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Sot e deri në fitore s’do lodhemi së përsërituri se kjo protestë s’bëhet për pushtet të opozitës apo të Lulzim Bashës por do përfundojë kur t’i garantojë çdo shqiptari, zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe votën e lirë”, tha ai.
Duke u ndalur të lajmi i publikuar nga disa media lidhur me një largim të mundshëm të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, kreu i PD-së e konsideroi thjeshtë një truk për tu hedhur hi syve shqiptarëve, opinionit ndërkombëtar dhe protestuesve që janë këtu ditë dhe natë për 22 ditë më radhë.
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...
Hamza prezanton programin: Është koha për një qeveri që dëgj...