Protesta e njoftuar nga opozita ka nisur sërish me të njëjtin skenar, djegie gomash, e hedhje vezësh në drejtim të policisë së pozicionuar para Bashkisë së Tiranës.
Protestuesit janë përplasur me policinë, teksa kanë tentuar çarjen e kordonit të sigurisë. Ndërsa mbështetës të Rithemelimit, kanë tentuar hyrjen në Bashki, janë spërkatur me spraj djegës nga policia.
Disa prej protestuesve, mes të cilëve Klevis Balliu dhe deputeti Flamur Noka, janë lënduar nga sytë prej sprajit djegës.
Mbështetës të Rithemelimit, Partisë së Lirisë dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e Kryebashkiakut Erion Veliaj, duke e akuzuar për shembjen e Teatrit Kombëtar, vjedhjen me incineratorin e Tiranës dhe dosjen 5D.
Deputeti Belind Këlliçi ka premtuar nga protesta se opozita do rikthejë shpresën e humbur të shqiptarëve.
Ai u ndal dhe te arrestimi i ish-kryeministrit Sali Berisha, për të cilin tha se po mbahet në arrest shtëpie pa asnjë, fakt, provë dhe akuzë.
“Sot është dita e 161 që kryetari I opozitës qëndron pa prova,p a fakte , pa akuzë në arrest shtëpie, njeriu që anëtarësoi Shqipërinë në NATO, njeriu që hoqi vizat.
Nga sheshi këtu në qendër njoftoi publikisht pavarësinë e Kosovës. Ne do ta mbajnë PD në këmbë dhe do rikthejmë shpresën e shqiptarëve”, tha Këlliçi.
/rtsh.al/
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...