Protesta e banorëve të periferisë së kryeqytetit vazhdoi rreth një orë para bashkisë kundër prishjes së shtëpive të tyre për ndërtimin e Unazës së Madhe.
Janë disa qindra banorë që prej më shumë se një jave kanë dalë në protesta për të mbrojtur banesat dhe pronat e tyre, duke kërkuar strehim dhe kompensim me çmimet e tregut.
Banorët qëndruan para bashkisë, duke kërkuar të takohen për një përgjigje konkrete nga përfaqësues të bashkisë për zgjidhjen e strehimit të tyre, madje u përpoqën për disa minuta të hynin në ndërtesën e bashkisë, por u penguan nga policia.
Kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, tha se bashkia nuk do të tërhiqet nga projekti për Unazën e Re, pavarësisht protestës së banorëve të cilët preken nga projekti, objektet do të prishen, ndërsa banorëve do t’u jepen pagesa qerash për disa vjet dhe kompensime sipas rastit.
Banorët protestues u kanë dërguar letra dhe peticione drejtuesve të institucioneve më të larta shtetërore, ku kërkojnë të mos nxirren në rrugë në prag të dimrit, pa u dëmshpërblyer më parë 100% me vlerën e tregut për banesat e tyre, në mënyrë që të gjejnë banesa të tjera.
Kjo është dita e dhjetë e protestës së tyre dhe banorët pohojnë se në këto banesa po jetojnë prej 20 vjetësh dhe kanë harxhuar kursimet dhe punën e gjithë jetës në Shqipëri dhe në emigrim.
Opozita i ka mbështetur këto protesta, duke deklaruar se është fjala për një tjetër aferë korruptive të shumicës socialiste, që po i jep miliona euro një firme të dyshimtë që u shfaq dhe fitoi pa garë reale 3 muaj më parë, duke shkatërruar qindra banesa dhe duke nxjerrë jashtë pa punë e pa strehë një numër të madh familjesh e personash të të gjitha moshave.
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte