Protesta masive e studentëve të Shqipërisë, ka bërë bujë edhe në mediat më të njohura në Amerikë.
Ka qenë Washington Post që i ka kushtuar një shkrim këtyre protestave, të cilat po vazhdojnë tashmë e disa ditë për shkak të kostos së studimeve, përcjell gazetametro.
Gazeta e ka quajtur protestën si më të madhen deri sot, derisa ka shkruar edhe rreth kërcënimeve të studentëve nëse nuk u përmbushen kërkesat.
“Mijëra studentë gjatë së martës kanë mbajtur në dorë posterët me mesazhin ‘Tarifa më të ulëta’ para Ministrisë së Arsimit. Studentë dhe gjimnazistë nga çdo qytet janë mbledhur dhe janë bashkuar në këtë protestë’, thuhet ndër të tjera në artikull.
Tutje, shkruan edhe për thirrjet e presidentit Edi Rama për qetësi dhe për të ndërtuar ‘një urë komunikimi me Qeverinë’, të cilën studentët e kanë refuzuar.
Po ashtu, Washington Post ka shtuart se nëse studentëve nuk u plotësohen kërkesat, protesta edhe mund të eskalojë.
Ndryshe, kërkesat e studentëve në këto protesta përfshijnë shkurtimin e tarifave të shkollimit në gjysmë, dhe prani më e madhe e tyre në bordet vendimmarrëse.
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...