Dhjetë persona janë proceduar penalisht nga policia e Tiranës pasi organizuan protest kundër vaksinimit të detyeshëm. Ata akuzohen edhe për thirrje publike për veprime të dhunshme dhe pengim të qarkullimit të mjeteve.
Ata zhvilluan një protestë të paligjshme tek sheshi “Nënë Tereza” dhe më pas janë zhvendosur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kanë bërë thirrje publike për veprime të dhunshme.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan në gjendje të lirë për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Thirrje publike për veprime të dhunshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” shtetasit:
A.G., 51 vjeç, A. B., 21 vjeç, K. O., 43 vjeç, A. Dh., 34 vjeç, K. G., 26 vjeç, E. D., 27 vjeç, A. P., 42 vjeç, I. K., 42 vjeç, B. B., 37 vjeç dhe K. K., 42 vjeç”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore.
Gjithashtu nga specialistët e Qarkullimit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. I., 25 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.
Më datë 25.09.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë për veprat penale “Shkaktimit të vetëvrasjes” dhe “Deklarimit të rremë”, në ngarkim të shtetasit Y. J., 19 vjeç, pasi ditën e djeshme, ky shtetas ka deklaruar fillimisht se është goditur nga persona të paidentifikuar, ku nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas në gjendje depresive, është vetëplagosur dhe pas ndihmës mjekësore të marrë doli nga spitali, jashtë rrezikut për jetën./TCH/
Hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit
Arrestohet gjenerali i Assad, përgjegjës për dhënien e mijër...
Lukashenka fal 20 të burgosur
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...
Kurti me thirrje për ambasadorët: Historinë e Kosovës tregoj...