Banorë të shumtë të Unazës së Re protestuan paqësisht për rreth 60 minuta. Përfaqësues të partisë Demokratike kërkuan që policia të mos bëhet palë me grabitësit e pronave, por të jetë në mbrojtje të banorëve.
Protesta e Unazës së Re e njoftuar për t’u mbajtur mbrëmjen e së enjtes kaloi pa incidente. Banorë të shumtë të cilët preken nga zgjerimi i projektit të Unazës së Re dhe devijimi i lumit të Lanës kërkojnë anulimin e këtij projektit, pasi mbeten pa shtëpi dhe pa të ardhme.
Ish-deputetit i PD, Kelvis Balliu, kërkoi që policia të mos bëhet palë me grabitësit e pronave, duke kërkuar që uniformat blu të jenë në mbrojtje të banorëve. Lutfi Kastrati, bashkë me banorë të tjerë të Unazës së Re, kërkojnë që problem i tyre të zgjidhet njëherë e mirë, pasi ata nuk janë pushtues por taksapagues.
Pas rreth 60 minutash, protesta përfundoi paqësisht, duke mos u shënuar asnjë incident. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për protestën e zhvilluar në mesditë para drejtorisë së Policisë së Tiranës. Kjo revoltë e banorëve të Unazës së Re ishte reagim pas prangosjes nga uniformat blu të Ilir Kataraj, Gramoz Shehu dhe Skënder Doda.
Ish-deputetë te opozitës, ishin në mbështetje të banorëve të Unazës, të cilët akuzuan kryeministrin Rama për ashpërsimin e Kodin Penal. Banorët e Unazës së Re deklaruan se protesta e tyre do të vijojë pavarësisht veprimeve të policisë./abcnews.al/
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë