Studentët vijojnë të sfidojnë reshjet e shiut para godinës së kryeministrisë. Sot është dita e 11 që ata do të kërkojnë me ngulm plotësimin e pikave të adresuara me shkresë zyrtare tek kryeministria.
Studentëtn vijojnë të jenë të vendosur se nuk do të ketë asnjë dialog dhe negociata me shefin e ekzekutivit pa i plotësuar më parë të 8 pikat, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme nga kryeministri.
Gjatë ditës së sotme është theksuar se protesta e studentëve do të jetë mbarëkombëtare dhe për këtë, gazetari Erjon Skëndaj tregoi dje për BalkanWeb disa skenarë të mundshëm se ku mund të protestohet dhe si do të jetë numri i tyre.
“Për protestën dhe vendin ka shumë ide, një pjesë e studentëve shprehet se do të protestojnë tek Zogu i Zi, por kjo ide duket se ka ra poshtë. Një grup tjetër shprehet se nuk ka punë me rrugët, por kauza e tyre është tek kryeministria. Thirrje mbarkombëtare ka, por jo organizime mirëfilli. Shumë studentë shkojnë në shtëpi për të siguruar ushqimin e javës”, tha dje gazetari.
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja