Kryetari i Partisë Demokratik i ka bërë thirrje Kryeministrit Rama që të ndalet dhe të mos e shtyjë vendin drejt konflikteve civile.
Kreu i opozitës kërkon që Rama të ndalë represionin e studentëve të ngujuar në protestën e tyre të ligjshme në ambientet universitare. Ndërkohë, Basha nga ana tjetër i kërkoi Prokurorisë që të nisë hetimet në lidhje me veprimet që ka kryer policia private ndaj studentëve.
“I bëj thirrje Ramës, ndal menjëherë represionin e studentëve të ngujuar në protestën e tyre të ligjshme në ambientet universitare, jepi fund bllokimit të futjes së ushqimit dhe ujit në protestë, çdo shtyrje e mëtejshme në këtë drejtim do të shtyjë vendin drejt një konflikti civil me pasoja të paparashikueshme”, tha Basha në një dalje për mediat.
Dhuna e studentëve, tha Basha, meriton vëmendje, ndaj i kërkoi prokurorisë që të nisë hetimet. “Kjo gjendje e rënduar të ftohti është përjetuar shumë keq edhe nga qindra studentë të ngujuar në fakultetet e Tiranës. Përkundër kushteve të vështira me një mendësi kriminale, Rama ka urdhëruar ndërprerjen e dritave, ngrohjes dhe ndërprerjen me ushqime, dhe ka përdorur policinë për të dhunuar studentët.
Kjo është shkelje flagrante e ligjit, me urdhër politik të Ramës. Deklarata e djeshme e Lleshajt është e papërgjegjshme, ftoj prokurorinë të nisë hetimet për Skerdi Dafën, militantin e PS, që kërkoi policinë duke shkelur ligjin e duke marrë kompetencat që nuk i takojnë”, tha Basha. Kryedemokrati është ndaluar edhe në izolimin e banorëve nga bora dhe braktisjen e madhe nga shteti dhe institucionet përgjegjëse.
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...