Protesta e studentëve, Basha: Hajdutëve iu është prishur rehatia

22:05 | 6 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Kryetari i Partisë i opozitës,  Lulzim Basha ka shkuar sërish në mbështetje të protestës së banorëve te ‘Astiri’. Prej aty ai foli edhe për protestës e sotme të studentëve. Sipas kryedemokratit, tashmë hajdutëve iu është prishur rehati.

“Tani vijmë tek protesta e studentëve. Edi Rama nuk investon për arsimin. Lekët që duhet të shkonin për të arsimuar rininë, shkojnë në vend tjetër. Por ai i mban të rinjtë injorante. Gjithçka nis nga rinia.

Dhe kësaj mund ti kundërvihemi me bashkim. Të rinjtë e kanë kuptuar, do i përshëndes nga zemra. Kanë arritur që të krijojnë një shtangie. I ka pritur rehatin hajdutëve”, tha Basha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme