Familjarët e 5-vjeçares Afifela Metohu, që u aksidentua për vdekje më 30 qershor në Kurjan të Roskovecit, kërkojnë drejtësi përpara prokurorisë së Fierit.
Gjyshja e të voglës, Lumturi Metohu, thotë se nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga shteti. “Kërkojme prokurorin, e kemi takuar dhe kërkuar sqarime. Na i ka dhënë. Kërkuam ekspertizën rrugore se kemi dyshime. Më shkon mendja se na e kanë vrarë me qëllim. Ngjarjen e kam parë vetë. Kemi bërë edhe prova. Makina ishte me shpejtësi marramendëse. U bë zhurmë e madhe,” thotë ajo.
Familjarët e Afifelës thonë për News 24 se i janë drejtuar me letër kryeministrit dhe kryeprokurores Arta Marku, por nuk është marrë asnjë përgjigje.
“Sot është dita e pare e shkolles. Ndaj kam ardhur në shenjë proteste sot. Mos u lëndofshin fëmijët siç u lëndova unë,”thotë Lumturia.
Ndërsa gjyshi i 5-vjeçares, Azmi Metohu ngre dyshimet se pse mbrohet vrasësi i fëmijës.
“Kush fshihet. Pse e mbron prokuroria. Me aq sa kemi parë dosjen, janë fshehur fotografi. Goditja e makinës. Makina ka dale nga policia pa e parë ne. Autori është lënë i lirë derisa i ka dale pija. Sot është protesta e parë. Do të vazhdojmë. U bëjmë thirrje qytetarëve të luftojmë korrupsionin,” shprehet ai.
25 bashki në Shqipëri rritën çmimin e ujit në vitin 2024, me...
Maqedonci dhe Nawrat vizitojnë Shkollën e Oficerëve
Irani e liron nga burgu gazetaren italiane
Igball Jashari largohet nga Prishtina, nënshkruan me Drenicë...
Hamza: Ne do t’i mbështesim të gjithë bujqit në Kosovë dhe d...
Aplikimi i vaksinës HPV-së, Rama: Ky është një hap i madh dr...