Kryetari i Parisë së Ilir, Ilir Meta ka mbërritur te inceneratoti i Tiranës. Meta i është bashkuar protestuesve. Kështu ka nisur zyrtarisht protesta e thirrur prej tij.
Vetë Ilir Meta në një dalje për mediat sot në mesditë u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë dhe theksoi se do të jetë paqësore. Kjo është protesta e parë e kësaj force politike, pasi Meta mori drejtimin e saj.
Në vendin ku po zhvillohet protesta, pranë inceneratorit të Tiranës organizatorët kanë vendosur pankarta ku ilustrohen denoncimet që janë bërë lidhur me aferën e inceneratorëve.
Në protestën e sotme do të ketë fjalime të ndryshme, mes tyre edhe përfaqësues të Partisë Demokratike, si Ina Zhupa dhe Edmond Spaho.
Ndonëse inceneratorët është edhe kauza e tyre më e madhe, deputetët e grupimit të Enkelejd Alibeajt nuk do të marrin pjesë në këtë protestë, duke vijuar distancimin nga Ilir Meta. /abcnews.al
Murati i reagon Muharremajt: Llogaritë bllokohen nga përmbar...
Besforti, Xuxi, Mevlani dhe Rezi shkojnë në nominim për thye...
Vodhën mall në vlerë rreth 2 mijë euro në Prizren, arrestohe...
Real Madridi fiton çmimin si klubi më i mirë i vitit
Qeveria e Serbisë miraton projektligj për juridiksion gjyqës...
Hamza në Kamenicë: Vendi ka nevojë për një lidership të ri q...