30 pjesëmarrës të protestës së opozitës në Tiranë, janë shoqëruar në stacion policor.
Protesta nisi në 17:00 dhe u bllokuan 5 pikat kryesore të kryeqytetit. Këtë herë protestës i printe për herë të parë Sali Berisha, pas lirimit nga arresti shtëpiak.
Ai marshoi drejt shesheve të protestës duke nisur nga Rruga e Elbasanit ku ishte ndalesa e tij e parë, për të vijuar te bashkia e Tiranës, te Zogu i Zi, Pallati me Shigjeta dhe për ta përmbyllur te sheshi Wilson
Në të gjitha ndalesat kreu demokrat pati nga një prononcim për mediat, ku fokusi ishte te qeveria teknike dhe zgjedhjet e lira.
Ndërsa te Pallati me Shigjeta dhe Rruga e Elbasanit qarkullimi u mbajt i bllokuar deri në orën 20.00, raporton A2 CNN, transmeton Klankosova.tv.
Aty ra në sy përplasja e nënkryetarit të PD-së, Agron Gjekmarkaj me Policinë te Pallati me Shigjeta i cili për pasojë humbi ndjenjat dhe u dërgua te Spitali i Traumës për kujdes mjekësor.
Berisha dhe Noka akuzuan Policinë se ushtroi dhunë ndaj nënkryetarit të Kuvendit, duke e cilësuar këtë një akt të paprecedentë dhune që do të mbajnë përgjegjësi urdhëruesit dhe zbatuesit e saj.
Ndërsa Policia e Tiranës hodhi poshtë akuzat e Sali Berishës dhe Flamur Nokës se nënkryetari i Parlamentit Agron Gjekmarkaj është goditur prej disa efektivëve gjatë protestës së të hënës./A2CNN
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...