Google ADS

Protesta e opozitës në Fier, ndalohen edhe dy persona

21:12 | 10 Mars 2019
Trina Galanxhi

Policia e Fierit ka ndaluar dy shtetas të tjerë, të cilët ushtruan dhunë ndaj punonjësve të policisë në protestën e djeshme, ku mbeti i plagosur në kokë një efektiv i FNSH-së.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe pas analizimit të pamjeve filmike dhe provave të tjera të grumbulluara, u bë i mundur identifikimi i dy personave të tjerë të cilët kanë ushtruar dhunë ndaj punonjësve të policisë në protestën e djeshme në Fier.

Si rezultat, u kapën dhe u ndaluan shtetasit:

L.Z, 42 vjeç, banues në Fier.

E.K, 37 vjeç, banues në Fier.

Gjithashtu, janë shpallur në kërkim edhe 2 shtetas të tjerë për të njëjtat vepra penale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe”Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme