Militantë të partive opozitare dhe jo vetëm, nga të gjithë qytetet e Shqipërisë, janë nisur në orët e mëngjesit të sotëm drejt kryeqytetit, për t’iu bashkuar protestës së thirrur nga opozita.
Siç raporton e top channel në rrethe, autobusë të shumtë, por edhe mjete private janë vënë në dispozicion të protestuesve, për t’i sjellë në Tiranë.
Kështu nga Vlora raportohet se janë nisur rreth 1800 personanë dispozicion të të cilëve janë vënë më tepër se 10 autobnusë dhe dhjetëra makina private.
Në drejtim të kryqeytetit janë nisur edhe rreth 2000 protestues nga Lezha, dhe rreth 1000 të tjerë nga Laçi e Mirdita.
Burime nga selia e PD-së në Shkodër konfirmojnë për top channel se janë rreth 5000 qytetarë nga ky qytet, që janë nisur për të marrë pjesë në protestën e sotme.
Rreth 1000 vetë janë nisur edhe nga Gjirokastra, në dispozicion të të cilëve janë vënë rreth 7 autobusë, ndërsa konfirmohet se ky grupim është duke mbërritur në kryeqytet.
Po kështu raportohet se autobusët e nisur nga Shkodra, por edhe ata nga Berati, po u nënshtrohen kontrolleve të rrepta të policisë, me këtë të fundit që po verifikon prezencën e elementëve kriminalë.
Biden në Samitin e G20: SHBA mbështet fuqimisht sovranitetin...
Nesër lansohet dixhitalizimi i fiskalizimit në Kosovë
Gazetari rumun: Nuk mund të bërtasësh “Serbi, Serbi...
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli”, ndërron je...
Rovena rikthen këngën e saj të parë
Ushtarët e KFOR-it patrulluan në Leposaviq