Google ADS

Protesta e opozitës, mijëra njerëz nisen drejt kryeqytetit

09:14 | 16 Mars 2019
Arbresh.info

Militantë të partive opozitare dhe jo vetëm, nga të gjithë qytetet e Shqipërisë, janë nisur në orët e mëngjesit të sotëm drejt kryeqytetit, për t’iu bashkuar protestës së thirrur nga opozita.

Siç raporton top channel në rrethe, autobusë, por edhe mjete private, janë vënë në dispozicion të protestuesve, për t’i transportuar drejt Tiranës.

Kështu nga Vlora, zyrtarë të degës së PD-së raportojnë se janë nisur rreth 1500 persona, në dispozicion të të cilëve janë vënë disa autobusë dhe dhjetëra makina private.

Në drejtim të kryeqytetit janë nisur më tepër se 1000 protestues nga Lezha, në mënyrë të organizuar dhe rreth 1000 të tjerë nga Laçi e Mirdita.

Rreth orës 7:00 të mëngjesit, edhe nag degët e LSI-së dhe PD-së së Beratit, janë nisur rreth 1000 persona, për t’iu bashkuar protestës së opozitës para kryeministrisë.

Korrespondentët e Top Channel në rrethe raportojnë se nisje të organizuar ka pasur edhe nga qytetet e Korçës dhe Shkodrës, ndërsa nga Bulqiza nuk është nisur asnjë autobus, përveç disa makinave private.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme