Mbi 1100 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH dhe Garda e Republikës, do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës së opozitës në Tiranë që nis në orën 12:00.
Në terren do të përfshihen edhe agjentët civilë, për të monitoruar mbarëvajtjen e protestës. Ndërkohë, si në çdo tubim, dyert e kryeministrisë janë blinduar me veshje metalike.
Gjithashtu, në këto rrugë do të bllokohet qarkullimi i automjeteve, nga ora 10:00 deri në përfundim të tubimit.
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.
Rusia sulmon me dron shtëpinë e ambasadorit të Estonisë në K...
Të shtëna me armë zjarri në Hajvali, plagoset një person
Termokosi shpërndan faturat këtë fundjavë
Jehona e ndarjes nga Muri i Berlinit, ndjehet edhe sot në je...
NASA, ekspozitë për ndryshimet e vazhdueshme që përjeton Tok...
Emigrantët dalin nga qendra pritëse në Shëngjin – pritet të ...