Ditën e sotme do të mbahet te Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” përpara Kryeministrisë protesta e opozitës.
Protesta është thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetet nga anëtarët e “Rithemelimit” dhe të grupit të Gazment Bardhit, por jo nga PD zyrtare e drejtuar nga Lulzim Basha.
Tubimi pritet të nisë në orën 17:30 dhe kjo është protesta e parë Kombëtare, që prej disa muajsh.
Protesta do të bëhet pa prezencën fizike të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ndodhet në “arrest shtëpie” me akuzat për “korrupsion” në çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.
Por nuk përjashtohet mundësia që Berisha të jetë prezant virtualisht, përmes një lidhjeje direkte përmes teknologjisë.
Protesta është përcaktuar për t’u mbajtur ditën e sotme, 20 shkurt, pasi kjo datë përkon edhe me rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës.
Po ashtu mësohet se për mbarëvajtjen e protestës do të angazhohen mbi 1100 forca policie, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat dhe Garda e Republikës, të cilat do të jenë në terren. Në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA.
Do të ketë edhe autobotë me ujë nëse do jetë nevoja në raste incidentesh. Si në çdo protestë do të krijohet kordoni me efektivë policie para kryeministrisë dhe perimetrit rreth saj.
Në terren do të përfshihen edhe agjentët civilë, për të monitoruar mbarëvajtjen e protestës. Policia ka instaluar përgjatë gjithë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ kamera me rezolucion të lartë.
Ndërkohë segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara 2 orë para nisjes së protestës deri në përfundim të saj janë:
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”./euronews
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin