Google ADS

Protesta e opozitës, boshatisen zyrat e kryeministrisë

23:36 | 12 Maj 2017
M. A.

Kur duhen edhe 12 orë që opozita të pushtojë bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, mësohet se kryeministri Edi Rama ka vendosur që të boshatisë zyrat e tij nga kryeministria.

Dëshmitarët kanë bërë të ditur për SYRI.net se Rama i ka larguar të gjitha sendet nga zyra e tij dhe nga zyrat e tjera.

Ftojmë Edi Ramën që pas këtij lajmi të ftojë një grup gazetarësh që të fotografojë ambientet e brendshme të kryeministrisë, e jo të bëjë shpërndarjen e fotove të sajuara në zyrat e propagandës së tij.

Nesër në orën 12:00 opozita do të protestojë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” që do të jetë edhe protesta më e madhe e bërë ndonjëherë në Shqipëri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme