Truproja i kryeprokurores së përkohshme të Shqipërisë, Arta Markut, shtyu gazetarin Renaldo Salianji, ndërsa ai po i drejtonte një pyetje kësaj të fundit.
Ky incident ka indinjuar gazetarët, të cilët dje zgjodhën t’i përgjigjen me një protestë simbolike dhunës pushtetarë. Gazetarë të rinj, që përballen me vështirësi të ndryshme, zgjodhën që së paku të jenë mbështetje për njëri-tjetrin. Disa mikrofonë të lidhur me zinxhirë, varur në derën e hekurt të Prokurorisë, ky ishte mesazhi i gazetarëve. Ky është realiteti që duan të kundërshtojnë. Ata shprehen se janë kundër kufizimeve që ua pamundësojnë të qenit gazetarë.
“Nëse një gazetar dhunohet para kamerave, si mund të mbrohet një qytetar?”…Kjo është një nga pyetjet që shtrojnë këta gazetarë, të vetëdijshëm se një protestë me tone të ulëta, që forcën e ka te përmbajtja e fjalëve, nuk do mund ta ndryshojë realitetin e hidhur të medias shqiptarë. Megjithatë këta gazetarë shprehen të gatshëm që në organizime të ngjashme të parashtrojnë të gjitha problematikat që has një gazetar i ri sot./gazetashqiptare
Zjarr në një banesë në Ferizaj
Ukraina godet territorin rus me raketa amerikane
Operohet me sukses Militao pas lëndimit në ACL
Haradinaj në tryezën ‘Aleanca për Ujin’: Program...
Aliu ka takuar Zëvendëskomandantin e Komandës Regjionale – L...
OKB: Më shumë se 3.5 miliardë njerëz jetojnë pa tualete të s...