Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, ka folur për përgatitjet e opozitës para protestës së 27 janarit.
Në studion e Report Tv, Bozdo deklaroi se PD është në kulmin e përpjekjeve për të pasur një pjesëmarrje sa më të madhe ditën e protestës, e cila sipas tij, pretendon rrëzimin e kryeministrit Edi Rama.
Më tej, Bozdo foli dhe për bashkëpunimin me LSI, duke thënë se PD nuk ndal del kundër asnjë partie që do të protestojë për të larguar kryeministri Rama, që sipas tij, i ka vrarë shpresën këtij vendi dhe shoqërisë.
Në çfarë faze të përgatitjes jeni?
Jemi në kulmin e përpjekjeve tona për një pjesëmarrje sa më të madhe, për të protestuar kundër qeverisë më 27 janar dhe për të kërkuar ikjen e Ramës.
A është e gatshme PD të rrëzojë Ramën?
PD është parti e opozitës shqiptare, përfaqëson jo thjesht qendrën e djathtë, por një parti që ka mundësuar shumë gjëra për shqiptarët, që nga dhjetori i 1990. PD ka përgjegjësinë absolute për të marrë përsipër lëvizje politike, ndryshime në politikë, kur realitet tregon që qeveria nuk është e aftë të kryejë funksionet e saj. Krimi e korrupsioni janë gjithandej.
Çfarë do t’i bëjë protestuesit të dalin në shesh?
Zgjedhja e kryeprokurores ishte gozhda e fundit që varrosi Reformën në Drejtësi. Kur erdhi koha që Vettingu të bëhej, Rama zgjedh të mos e ushtrojë këtë, duke harruar ato që kishte thënë. T gjitha çështjet e nxehta, që implikojnë qeveritarët shqiptarë nga Edi Rama, e shkruan fatin me zgjedhjen e kryeprokurorit.
Arrin ta kuptojë elektorati këtë?
Nuk do të dalim në protestë për kryeprokurorin. Dalim për të larguar Edi Ramën, ai nuk qeveris më. Sot shpresa ka vdekur. Jemi të dytët pas Sirisë për azil. Ky vend është bërë i pashpresë, ky është problem shumë i madh. Kjo qeveri e ka futur në kolaps vendin, shoqërinë, institucionet. Pa ndryshuar kjo, s’ka asgjë të mirë. Ka bërë të gjithë kriminelët deputetë. Sot nuk ka një shqiptar që i mungon arsyeja për të protestuar.
Kush do ta mbajë peshën kryesore për protestën?
PD dhe askush tjetër.
Po punoni për t’i pasur prezentë të rinjtë?
PD ushtron rolin e saj si opozitare. Jam dëshmitar i lëvizjeve të Bashës, turi jonë po vazhdon, ka lidhje me protestën e 27 janarit. Pas protestën do kërkohen veprime tjera për të larguar Ramën. Do ishte mirë që ai të jepte dorëheqjen. Ardhja e qytetarëve në shesh çdo të ishte sinjal i mirë. Kemi kaluar traumën e humbjes në zgjedhje.
Çfarë do ndodh pas 27 janarit?
Për këtë do iu përgjigjem pas 27 janarit, nëse do më ftoni më 28 do jem në gjendje t’iu them. Hyrja e PD në rrugën e protestave është e detyruar dhe e nevojshme. Kushtet dhe rrethanat ku Rama ka zhytur vendin e bëjnë të detyrueshme këtë rrugë.
Pse nuk i ruajtët votat në zgjedhje?
Votat ruhen me mekanizëm të caktuar. Është e pamundur të vësh një person në çdo familje. Rama varfëroi e dhunoi shqiptarët dhe iu bleu votën lirë. PD është përfaqësuese e vërtetë e opozitës shqiptare.
Bashkëpunimi me LSI si po pritet në terren, te simpatizantët?
Ka pasur pyetje direkte drejtuar kësaj marrëdhënieje. Linja e PD ka qenë që në fillim e qartë. PD është thelbi i boshtit të opozitës shqiptare. Por ka dhe shumë parti të tjera, nga e djathta ekstreme deri te PAA. Në një rast kur e keqja është Rama dhe qëndron përball, PD nuk mund të sillet si fëmijë i llastuar me lodrën e tij. Kushdo që do të vijë mund të protestojë me ne për qëllimin kundër qeverisë.
Nuk ka kaluar shumë kohë nga akuzat e rënda ndaj LSI …
Kur PD ka bërë akuzat, PD ka thënë të vërtetën, nuk i heqim asnjë presje. Nëse për një forcë politike është shumë shpejt të kalojë nga pushteti në opozitë, ftoni një përfaqësues të LSI.
Çfarë do të bëni me ish të përndjekurit, ata janë të përçarë?
Janë pjesë shumë solide e PD. Ajo që ne e mbajë si diçka që do korrigjohet, është se ne duhet t’i kishim dhënë fund pagesës së dëmshpërblimit, kjo nuk ndodhi dhe është përgjegjësia jonë. Brenda dy viteve të para PD në mandatin e saj të parë do të ezaurojë problemin e ish të përndjekurve. Një pjesë e mirë të demokratëve vijnë nga radhët e të persekutuarve.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...