Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli sot në lidhje me protestën që pritet të mbahet ditën e nesërme, data 11 shkurt, nga opozita në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Në një komunikim me gazetarët, Berisha paralajmëroi policinë që të mbajë qëndrim korrekt me protestuesit, pasi sipas tij për çdo person të lënduar do të mbahet përgjegjësi edhe pas 30-vjetësh.
Berisha apeloi gjithashtu që punonjësit e shërbimit informativ të mos infiltrohen mes turmës, por të rrinë larg.
“Parlajmëroj policinë të mbajë qendrimin më korrekt, çdo protestues i lënduar do të konsiderohet i persekutuar politik dhe persekutori i tij do përgjigjet dhe pas 30 vitesh. Paralajmëroj policinë dhe punonjësit e SHIK-ut të kenë shumë kujdes dhe të mos futen fare në turmë”, tha Berisha.
“Edi Rama po e shkatërron atë institucionin. Ky këshilltari i Edi Ramës që shkon aty po shpërbën institucionin. Një nga aktete e para të këtij, ka shpërbërë njësinë anti-drogë dhe ka transferuar shefin e anti-terrorit në konflikt të hapur interesi”, tha Berisha.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...