Një 32-vjeçare me origjinë shqiptare, e cila prostituon në Itali, ka rënë pre e dhunës dhe më pas është grabitur nga një shtetas italian. Mediat vendase shkruajnë se ngjarja në fjalë ka ndodhur mbrëmjen e dhjetë gushtit në Ghisalba në rrugën “Francesca”.
Ndërkohë denoncimin për 52-vjeçarin e ka bërë vetë shqiptarja, ndërsa lajmi është bërë publik sot në mediat italiane.
“Pasi iu afrua vajzës në rrugë dhe e ftoi të hipte në makinën e tij, e kërcënoi me një pistoletë në kokë dhe më pas e sulmoi fizikisht duke i shkulur flokët me forcë”, ka njoftuar policia.
Po ashtu mediat lokale raportojnë se 52-vjeçari mbylli edhe siguresat e makinës, me qëllim që vajza mos t’ia mbathte. Gjithashtu bëhet e ditur se ai përveç celularit, i mori vajzës dokumentet si dhe 150 euro.
32-vjeçarja ka deklaruar në polici se menjëherë pas atij episodi, ai e shtyu me forcë vajzën jashtë makine dhe më pas u largua prej aty me shpejtësi.
Pas denoncimit të vajzës në polici, shqiptarja arriti të identifikonte agresorin, një italian me banim në Bolgare, i papunë dhe i njohur më parë për forcat e rendit.
Sipas policisë italiane, arrestimi i tij u bë i mundur ditën e sotme, ndërsa Gjykata e Bergamos kishte caktuar për të masën “Arrest me burg”.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...