Pasi kaluan një darkë të gjatë së bashku mbrëmjen e së martës në selinë e kryeministrisë , Edi Rama dhe Ilir Meta janë treguar më të qetë një ditë më pas para medieve.
Kreu i LSI-së doli dy herë para medieve ku foli me gjuhë diplomatike që përkthehet “ende nuk kemi lajm” nga koalicioni.
Mbrëmja e së mërkurës duket se ka qenë “sportive” për dy krerët e koalicionit qeverisës. Kjo u pasqyrua edhe në rrjetet sociale. Kreu i qeverisë postoi një koment për fitoren e Juventusit ndaj Portos në përballjen e Champions League, por me një lapsus të vogël. Gabimi ishte se rezultati ishte 0-2 dhe jo 2-0 pasi italianët luanin në transfertë, shkruan lapsi.
Ndërsa në shtëpinë Meta kishte miq. Ilir Kulla ka postuar një foto të kreut të LSI-së dhe të parlamentit në krah të bashkëshortes, Monikës. Në sfond duket TV ku po transmetohet ndeshja e futbollit.
Edi Rama ka qenë i njohur si tifoz i Interit, por tashmë e shet veten si përkrahës i Juventusit. Nuk dihet për kë skuadër bën tifozin Ilir Meta që ashtu si në politikë nuk mban një anë të qartë.
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...