Propozimi i ri i Italisë, negociata për Shqipërinë në nëntor

09:02 | 19 Tetor 2019
Arbresh.info

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte pritet që t’i propozojë Bashkimit Evropian të marrë sërish në shqyrtim hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në muajin nëntor.

Italia e vendosi në krye të agjendës çështjen e zgjerimit edhe në samitin e një dite më parë, por pa arritur sukses.

Gjithsesi, kryeministri Conte e konsideroi gabim historik veton franceze për dy vendet ballkanike dhe paralajmëroi se ky vendim do i hapë rrugë aktorëve të tjerë që të rrisin influencën në rajon.

Përveç Francës, ishin Holanda dhe Danimarka që kundërshtuan hapjen e negociatave me vendin tonë./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme