Gjatë një takimi me koordinatorët e bashkëqeverisjes kryeministri Rama u shpreh se në shtator nis reforma e pronës, ku ALUIZNI, Hipoteka dhe Agjencia e Kthimit të Pronave do të jenë të gjitha bashkë.
Për Ramën kjo reformë është mundësia e apelimit brenda institucionit pa qenë nevoja të shkohet në gjykatë.
“Në shtator jemi gati të lançojmë reformën që është punuar që në verën e shkuar, pa u krijuar ende qeveria e re, reformën për të cilën jemi zotuar të bashkimit të institucioneve të pronës. Për të pasur një agjenci kombëtare të pronës në mënyrë që të mos shkosh të ALUIZNI ta marrësh e pastaj te hipoteka s’ta jep, për të mos shkuar e ardhur mes institucioneve, po për të pasur një institucion, një drejtim.
Kjo reformë do të jetë rrënjësore, do të racionalizojë burimet njerëzore që kemi në dispozicion në këto institucione, do të mundësojë një ecuri shumë më të shpejtë dhe efikase të modernizimit të brendshëm të këtyre institucioneve.
Do të krijojë brenda këtij institucioni të ri një strukturë apeli në mënyrë që qytetarët të mos jenë të detyruar të shkojnë në gjykatë po të apelojnë brenda institucionin në një strukturë që është autonome, që do të ulë në mënyrë drastike kohën mundimet dhe mbi të gjitha do të ulë në mënyrë drastike gjithë atë dëshpërim që krijohet”, tha Rama.
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...