Mediat greke i kanë bërë jehonë bisedës telefonike mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij grek Aleksis Tsipras.
Sipas mediave greke, telefonata e Tsipras ka pasur ndikim të padiskutueshëm të kryeministri Rama, për të riparë dhe njëherë vendimin përsa i përketë pronave të minoritarëve grek në Shqipëri.
Më konkretisht, siç֛ raportojnë mediat helene, në fokus të bisedës mes Ramës dhe Tsipras kanë qenë pronat në bregdetin Jon, çështje kjo që do të diskutohet edhe në OKB.
Gazeta greke, “Ethnos”, është hapur me kryeartikullin “Pas vizitës në Shkup Tsipras telefonon Ramën”, e cila më pas shkruan se gjatë bisedës dy homologët folën dhe për perspektivën e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Nga ana tjetër kjo media shprehet se në mënyrë informale qeveria njoftoi se kryeministri grek u fokusua në VKM-në për pronat në bregdetin e Jonit dhe për aktet normative të ligjit mbi minoritetet. Gazeta, duke iu referuar burimeve diplomatike, njofton se qeveria shqiptare ka vendosur që pronat e diskutueshme do të regjistrohen nga pronarët dhe ato që do të mbeten pa pronarë do të kalojnë në administrimin e ministrisë së turizmit, transmeton portali arbresh.info
“Ethnos” shkruan se qëndrimi i kryeministrit shqiptarë ndryshoi menjëherë pas paralajmërimit të Tsipras.
Një tjetër gazetë, “Ta Nea”, thekson se çështja e pronave të minoritarëve do të diskutohet edhe në OKB, dhe madje me iniciativë të qeverisë gjermane.
Ta Nea u reformohet burimeve të veta, sipas të cilave Berlini ka paraqitur një paketë me katër pyetje, në kuadër të sesionit të 33-të vlerësimit periodik të vendeve anëtare të Kombeve të bashkuara. Sipas Ta Nea-s, një nga pikat lidhet me të respektimin e të drejtës së pronës në përgjithësi dhe në veçanti sa zbatohet kjo e drejtë për minoritetet.
Shumë analistë grek shprehen se ka ardhur koha që Shqipëria dhe Greqia të ulen në një tryezë të përbashkët për t’i dhënë fund problemeve të mbartura ndërvite.
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...