Pronari italian i Call Center përfundon në polici

00:25 | 20 Mars 2017
Trina Galanxhi

Nuk i pagoi rrogën dhe sigurimet shoqërore punonjësve, krimi ekonomik në Tiranë procedon penalisht pronarin italian të Call Centerit Fiber Group sh.p.k që operon në kryeqytet.

Ndaj administratorit të Fiber Group sh.p.k janë depozituar në polici denoncime se Daniele Volpe nuk i ka paguar rrogën dy punonjësve dhe po ashtu s’i ka derdhur as kontributet e sigurimeve shoqërore.

Pas denoncimeve të punonjësve F.Kocilieri dhe E.Balliu, policia ka bërë verifikime ku ka rezultuar i vërtetë pretendimi i të rinjve të mashtruar gjatë punës së tyre në Call Center në pronësi të Volpes.

Ndaj italianit kanë nisur hetimet me akuzën e fshehjes së të ardhurave, mashtrim dhe punësimit të paligjshëm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme