Prona e trafikantit kthehet në qendër për gratë e trafikuara

18:26 | 9 Shkurt 2020
Arbresh Info

Me gurët që janë mbledhur në det, gratë formojnë mozaikë të ndryshëm që dëshirojnë t’i nxjerrin në shitje. Janë femra të trafikuara për prostitucion dhe të dhunuara nga familjarët e tyre, të cilat strehohen në qendrën që u inagurua së fundmi në Sarandë.

Ky ambient është quajtur si garazh dhe ka qenë pronë e një personi që kishte trafikuar një femër. Tashmë, kjo pronë është konfiskuar, për t’u vënë në funksion të grave të trafikuara.

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, i cili inauguroi këto ambiente, tha se kjo ishte një simbolikë dhe mesazh për ata që kanë vendosur pasuri në mënyrë të paligjshme, ndërsa zv/ministrja e Brendshme, Rovena Voda, tha se po punohet për hapjen e qendrave të tjera të ngjashme.

Saranda është në pritje të çeljes së sezonit turistik dhe momentalisht bulevardi kryesor frekuentohet vetëm nga vendasit ose nga ata që kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën në qytetin bregdetar. /a2

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme