Vetëm gjatë vitit të fundit, nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, janë sekuestruar pasuri në vlerën 13 milionë euro.
Sipas të dhënave, shuma totale vjen nga sekuestrot preventive të vendosura mbi 33 pasuri të paluajtshme në total në vitin 2022.
Pasuritë e sekuestruara janë kryesisht prona të paluajtshme, apartamente, toka, ullishte, dyqane si dhe llogari bankare.
Mësohet se janë regjistruar 32 procedime penale dhe 21 hetime pasurore, sakaq për gjykim janë dërguar 7 procedime penale me 8 të pandehur.
“Në lidhje me veprën penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, për vitin 2022 rezulton të jenë regjistruar 32 procedime penale dhe 21 hetime pasurore. Ndërsa janë dërguar për gjykim 7 procedime penale me 8 të pandehur”- njofton Prookuroria./euronews
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...