Ora po shkon 11:00 dhe në vend priten të ndodhin arrestime të rëndësishme. Të paktën kështu është paralajmëruar nga gazetarët kryesorë të kronikës në vend.
Por, burime nga prokuroria bëjnë të ditur për albeu.com se ende nuk është përcaktuar dita se kur do të merret në pyetje deputeti i Partisë Socialiste, Samir Tahiri.
E megjithatë kanë konfirmuar se në kuadër të hetimeve ish-ministri do të merret në pyetje dhe nuk e kanë përjashtuar mundësinë se mund të ndodhë edhe sot.
Dosja “Habilaj” ka implikuar në trafikun ndërkombëtar të drogës ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, krerë të lartë të policisë dhe ushtrisë në vend.
Shteti Italian i ka dorëzuar prokurorisë shqiptare një listë me 30 emra të dyshuarish, ndër to edhe ish-ministri, sot deputet Saimir Tahiri. /albeu.com/
Shkup: Partitë shqiptare vazhdojnë përplasjet për Ligjin e g...
SPAK njoftim zyrtar për Erion Veliajn, i përgjigjet për kall...
Drenusha e nevrikosur me Gjestin, shkak qasja e tij ndaj Xhe...
Presidenti gjerman shpërndan Parlamentin, cakton zgjedhjet p...
Ukraina dërgon 500 tonë miell në Siri
La Liga refuzoi të regjistrojë Olmon, largimi i yllit spanjo...