Një ditë pas urdhrit për ndalimin e publikimit në media të përgjimeve të dosjes “339”, ka reaguar sërish Prokuroria e Krimeve të Rënda e cila sqaron se synohet që të ruhet sekreti hetimor. Përmes një deklarate dërguar gazetarëve, Prokuroria e Krimeve të Rënda thotë se publikimi i të dhënave të dosjes “339/1”, mund të dëmtojë hetimin në fazën ku ndodhet aktualisht.
Sipas organit të akuzës, përmes këtij urdhri ndalimi, nuk synohet që të cënohet liria e medias, por kërkohet mosdëmtimi i provave të këtij hetimi.
Një ditë parë, dy prokurorët e çështjes Dritan Prençi dhe Vladimir Mara firmosën një urdhër që ndalon mediat në Shqipëri të publikojnë audio-përgjimet e dosjes “339” të publikuara mëngjesin e së mërkurës nga gazeta gjermane “Bild”. Në këto përgjime telefonike, dëgjoheshin zyrtarë dhe funksionarë vendorë të Durrësit e Shijakut duke folur me bandën e Avdylajve në Shijak, të cilët aktualisht janë të arrestuar.
Reagimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda:
Sipas Urdhërit të Prokurorëve, datë 05.06.2019, të dërguar për njoftim në media, në lidhje me ndalimin e publikimit të akteve sekrete të proçedimit penal nr. 339 të vitit 2016, sqarojmë se ndalimi i publikimit, është i bazuar në ligjin proçedural dhe atë material në fuqi, (nenet 103, 104 e 105 të Kodit të Proçedurës Penale dhe neni 295/a të Kodit Penal) .
Ky ndalim ligjor synon të ruajë sekretin hetimor dhe gjen zbatim për të gjithë subjektet proçedurale të çështjes penale nr. 339 të vitit 2016, si prokuror, oficer të policisë gjyqësore, mbrojtës ligjor, të pandehur dhe çdo subjekt tjetër që është njohur apo merr dijeni për aktet e proçedimit penal për shkak të funksionit që kryen.
Në fazën ku ndodhet hetimi i kësaj çeshtjeje, nxjerrja e akteve me të dhëna të ndryshme që përbëjnë sekret hetimor, mund të ndikojë në rezultatet e hetimit, tjetërsimin apo deformimin e provave si dhe sigurinë e shtetasve emrat e të cilëve mund të bëhen publike nga publikimi i paautorizuar i akteve sekrete, të cilët janë pyetur apo do të pyeten për faktet objekt hetimi.
Duke vlerësuar rolin e mediave në informimin e publikut, ju bëmë me dije se ky urdhër nuk ka për qëllim kufizimin apo cënimin e lirisë së mediave, por vetëm arsyet ligjore të lartpërmëndura. /tvklan.al
Policia shqiptoi mbi 2200 gjoba brenda 24 orëve në Kosovë
26-vjetori i rënies, Osmani kujton Xhevë dhe Fehmi Lladrovci...
Hasani ne New York: Përsërita angazhimin e Shqipërisë për fu...
Vrasja në Mitrovicë/ Policia kontrollon banesën e të dyshuar...
“Kërkesa e Vuçiqit për kthim të veriut në “gjendjen e mëpar...
Lamine Yamal aktualisht më shumë paguhet nga Adidas se nga B...