Katër komando shqiptar janë arratisur dy javë më parë pasi kishin shkuar për një trajnim të Londër.
Albeu.com mësoi nga burime brenda këtij institucioni se komandot kishin dalë nga ambientet e trajnimit në fund të muajit tetor në Londër dhe nuk ishin kthyer më duke vënë në alarm institucionet shqiptare dhe ato të Britanisë së Madhe.
Fill pas arratisjes së tyre, autoritetet lokale kanë nisur kërkimin.
Ndërkohë, portali “Albeu” mëson se edhe organet e prokurorisë kanë nisur një hetim për këtë ngjarje të rëndë për të vënë para përgjegjësisë personat që kanë kryer shkelje, nëse ka.
Lajmi për zhdukjen e katër komandove shqiptare në Britaninë e Madhe u raportua ekskluzivisht nga Albeu.com duke iu referuar burimeve të sigurta nga brenda Ministrisë së Mbrojtjes.
Kjo e fundit nuk ka ende një qëndrim zyrtar për këtë çështjeje. /albeu.com
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...