Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet në lidhje me vetëvrasjet e pacientëve me COVID-19, në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”.
Prokuroria do të hetojë trajtimin që u bëhet pacientëve të konfirmuar me COVID-19.
Gjithashtu, mësohet se prokuroria ka marrë kartelat e 29-vjeçarit, i cili u hodh nga kati i tretë, dhe të 65-vjeçarit i cili u hodh nga kati i pestë.
Do të merren në pyetje mjekët që kanë trajtuar dy pacientët.
Të mërkurën, një 65 vjeçar, i shtruar në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, humbi jetën pasi u hodh nga kati i katërt i ndërtesës.
Ndërkohë, më 13 gusht, një 29 vjeçar po me COVID-19, ndërroi jetë pasi u vetëhodh nga kati i tretë i spitalit. /Ora News/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...