Një detaj “bombë” është zbuluar nga pjesa e mbledhjes së Këshillit të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit e zhvilluar me dyer të mbyllura për shkak të kërkesës së kreut të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj sepse do të dilnin detaje që përbënin sekret hetimor në çështjen “Tahiri-Habilaj”.
Me largimin e kamerave, gazetarëve, Tahirit dhe avokatit të tij, prokurorët u kanë treguar deputetëve të PS, PD dhe LSI se kanë marrë në mbrojtje një femër, oficere e policisë së shtetit që ka punuar edhe në Vlorë.
Sipas burimeve të “Lapsi.al” ajo ka dëshmuar për trafikun e drogës nga Habilajt dhe lidhjet me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Dëshmia e saj u është vënë këtë të shtunë në dispozicion anëtarëve të Këshillit, Imunitetit dhe Rregullores.
Kreu i Prokurorisë për Krime të Rënda, Besim Hajdarmataj tha se kjo oficere e policisë ka marrë tashmë statusin e “dëshmitarit të mbrojtur”. Ashtu siç ai e bëri të qartë edhe në pjesën publike kur kërkoi arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, frika e tij ishte se lënia e lirë e Saimir Tahirit mund të ndikonte te dëshmitarët dhe se mund të ndikonte për të prishur provat.
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...