Prokuroria kërkon ndihmën e ekspertëve gjermanë për vrasjen e Klodian Rashës

19:30 | 19 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Krahas ekspertëve shqiptar në zbardhjen e vrasjes se Klodian Rashës Prokuroria shqiptare ka kërkuar edhe ndihmën e ekspertëve të huaj.

Një ditë më parë në mbledhjen e përbashkët që u bë ne Prokurori në drejtim të prokurorit Ardian Braho, ishte i pranishëm dhe një ekspert gjerman.

Për rreth tre orë përfaqësues të SHÇBA ku ishte i pranishëm edhe kreu i saj Muhamet Rrumbullaku si dhe eksperti gjerman kanë analizuar gjithë konkluzionet e ekspertizave te mbërritura në lidhje me mënyrën e vrasjes së 25 vjeçarit si dhe kanë marrë përsipër të japin një ekspertizë më të specializuar sa i takon armës së gjetur ne vendngjarje, për ta dërguar edhe ne laboratorët më të fuqishëm në shtetin e tyre.

Kjo përgjigje e cila pritet të vijë së shpejti do të finalizojë edhe punën e Prokurorisë ,e cila do e dërgojë dosjen në gjyq, për Nevaldo Hajdarin me akuzën përfundimtare.

Pjesa më e madhe e ngjarjes është fiksuar nga kamerat e sigurisë por e paqartë për hetuesit është gjetja e armës pasi vendi ku kjo është gjetur është e pambuluar me kamera./oranews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme