Për më shumë se 5 orë Gjykata e Posaçme e Apelit dëgjoi pretendimet e ish ministrit Saimir Tahiri dhe ish drejtuesit të policisë së Vlorës Jaeld Çela, të cilët po rigjykohen për të njëjtën dosje ku u hetuan për trafik narkotikësh në kuadër të grupit kriminal. Në përfundim të fjalës së tij, ish-ministri kërkoi me përulje pafajësinë nga treshja gjykuese”.
Të njëjtin qëndrim për pafajësi mbajti edhe ish-drejtuesi i Policisë, Jaeld Çela. Prokurorët e Posaçëm Vladimir Mara dhe Dritan Prençi i kërkuan Gjykatës së Apelit të prishte vendimin e Shkallës së Parë që i shpalli të pafajshëm dy ish zyrtarët e Lartë për akuzat e trafikut të narkotikëve dhe grupit kriminal, si pjesë e të ashtuquajturës banda e Habilajve dhe t’i dënoje ata me 12 vite burg. Argumenti kryesor i prokurorisë ishin episodet e dyshuara si kontakte të Tahirit me kushërinjtë e tij Habilaj. Por ish-ministri mohoi çdo gjë, duke thënë se prokuroria ka dështuar të vërtetojë akuzat ndaj tij.
“Prokuroria duhet që gjatë kësaj kohë të kishte paraqitur provat dhe shkeljet që unë kam bërë. Të përcaktonte qartë rolin tim në çdo shkelje dhe të mos linte dyshime në asnjë aspekt, por nuk e ka bërë. Askush nuk më thotë dot rolin që kam pasur, sepse çdo gjë e sjell si provë është vetëm për të mbajtur në këmbë këtë hetim. Unë kam ngritur 5 herë me anë të shkresave problemin e mosfunksionimit të radarëve. Prokuroria ka dështuar të identifikojë rolin tim, kur jam bërë pjesë dhe si kam bashkëpunuar. Nuk kam asnjë kontakt me personat e hetuar dhe të përfshirë në procedimet e Prokurorisë.”
Edhe ish-drejtuesi i Policisë së Vlorë Jaeld Çela tha se nuk ka asnjë provë që e lidh me pretendimet e Prokurorisë.
“Kam ardhur në detyrë në datën 5 shtator 2014 dhe kam ikur në 28 prill të 2017-s. Unë kam qenë në detyrë vetëm për 2 nga episodet, për të cilat nuk është ngritur akuzë ndaj meje nga Prokuroria. Në të gjithë dosjen nuk gjej asnjë fakt dhe provë që më lidh me rrethanat. Kam 5 vite që më është shkatërruar karriera pa asnjë provë.”
Treshja gjykuese vendosi që për shkak të kompleksitetit të çështjes të shpallë vendimin përfundimtar të premten. Tahiri dhe Çela u dënuan në Shkallën e Parë me 3 vite e 4 muaj burg për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” me pasojë kanabizimin e vendit. Ata morën pafajësi për pjesëmarrje në grup kriminal që trafikonte dhe kultivonte kanabis. Vendimi u prish më pas nga Apeli që e riktheu çështjen në Shkallë të Parë ndërsa Gjykata e Lartë e ktheu çështjen për rigjykim në Apel./TVklan/
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për ven...
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë
“Kosova prioritet kombëtar”, Hasani: Ne do të angazhohemi pë...
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...
SHSKUK-ja jep detaje për 30 vjeçarin e infektuar me Lijën e ...
Hoti: Sikur të nisej me kohë ndërtimi i termocentralit me ga...