Google ADS

Prokuroria i shkon me urgjencë në zyrë Blendi Fevziut (VIDEO)

11:37 | 26 Shtator 2017
arbresh.info

Prokuroria trokiti sërish në Opinion mbrëmjen e djeshme afër mesnatës. Shkak u bënë pamjet e transmetuara live në emision për ngjarjes së Elbasan.

Opinion transmetoi në mënyrë ekskluzive momentin e përplasjes së makinës së zv/drejtorit të policisë nga një Audi i blinduar. Në përfundim të emisionit dy oficerë të policisë gjyqësore erdhën në zyrat e televizionit për të sekuestruar pamjet filmike.Nga këto pamjet të filmuara me celular shkëpusim edhe bisedën mes drejtuesit të emisionit Blendi Fevziu dhe përfaqësuesve të prokurorisë:

Fevziu: Ja ku i kemi pamjet, por celularin nuk ua jap. Po të doni gjë tjetër…po telefonin jo.

OPGJ: Kemi marrë celularin e Tan Hoxhës.

Fevziu: Po vetë e solla atë (gazetarin Artan Hoxha)…po i fshiu në makinë ai çfarë kishte për të heq

Kjo është hera e tretë që prokuroria troket në dyert e emisionit Opinion fill pas mbarimit të tij.

Kujtojmë rastin e gazetarit Artan Hoxha, i cili u shoqërua në ambientet e prokurorisë dhe ju sekuestruan celularët një vit më parë (shtator 2016) me pretekstin se ka nxjerr sekretin hetimor për rastin e pilotit italian që ra me avionin në Ishëm. Po kështu, Saimir Kodra një vit më parë publikoi pamje të ryshfetit në organet e drejtësisë dhe prokuroria erdhi në Opinion për të sekuestruar pamjet në përfundim të emisionit./Opinion.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme