Prokuroria për Krimet e Rënda i kërkon Gjykatës së Lartë të bllokojë pasaportën e ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri. Organi i akuzës i ka bërë rekurs vendimit të Apelit të Krimeve që i ktheu pasaportën Tahirit pasi shfuqizoi masën e sigurisë “ndalim i daljes jashtë shtetit” të dhënë nga Shkalla e Parë.
Prokuroria për Krimet e Rënda nuk heq dorë nga kërkesa për bllokimin e pasaportës të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Pasi e humbi këtë betejë në Apel, ajo kërkon ricaktimin e të njëjtës mase shtërnguese ndaj ish-ministrit në Gjykatën e Lartë.
Organi i akuzës i ka bërë rekurs vendimit të Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda të 26 Dhjetorit 2017, i cili liroi nga sekuestroja pasaportën e Tahirit.Sipas të dhënave zyrtare nga Gjykata e Lartë rekursi në fjalë është depozituar në 7 Shkurt 2018. Ai mban si objekt “Caktimin e masës së sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.Shorti i hedhur për këtë çështje ka përzgjedhur gjyqtarin Tom Ndreca si relatorin e saj, ndërkohë që ende nuk është përcaktuar një datë për seancën e parë të këtij gjykimi.
Ish-ministri Tahiri po hetohet nga Krimet e Rënda për akuzën e “trafikut të narkotikëve në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal” dhe për “korrupsion i zyrtarëve të lartë”. Duke u bazuar në akte hetimore të drejtësisë italiane, prokuroria pretendon se Tahiri ka favorizuar anëtarët e dyshuar të grupit kriminal të Habilajve në trafikun e kanabisit. Në Janar, Prokuroria shtyu me tre muaj afatin e hetimit të kësaj çështjeje, shkruan Abcnews.
Ditët e fundit Prokuroria e Krimeve i është drejtuar me një letërporosi autoriteteve greke, ku kërkon të dhëna që mund të kenë interes për hetimin.
Man City mund të bjerë nga kategoria nëse shpallet fajtor në...
Ilir Meta mbahet tre orë përballë prokurorit, zbulohet çfarë...
Përfundon zyrtarisht martesa e Jennifer Lopez dhe Ben Afflec...
I dërguari i Trump për Ukrainën shtyn udhëtimin në Kiev deri...
Poli i ri i Teknologjisë së Informacionit dhe Sigurisë Kiber...
Maqedonci: Kërcënimi serb ndaj Kosovës s’ka përfunduar, Beog...